Imzot Gjergj Meta takon Papa Françeskun në një audiencë private

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, ka takuar Papa Françeskun në një audiencë private. Në këtë takim, ai shoqërohej nga nëna e tij, Dava Meta dhe Dom Agustin Bardhi, ish-famullitari i Katedrales së Rrëshenit “Jezusi i vetmi shpëtimtar i botës”, i cili ndodhet në Romë për studime.

Gjatë një katekeze të audiencës së përgjithshme në vitin 2018, kushtuar Urdhrit të katërt tё Dekalogut, Papa Françesku ka theksuar se: “Tё nderosh babanë dhe nënën do të thotë ta njohësh e ta vlerёsosh rëndësinë e tyre edhe me veprat konkrete, që shprehin përkushtimin, dashurinë dhe kujdesin”.

Latest articles

Related articles