Paaftësia për të ndryshuar është makthi vërtetë – KOMENT

Që prej viti 2013 Partia Demokratike e Shqipërisë ka vendosur si agjendë personale të saj opozitarizmin pa asnjë frenë dore. Kështu ajo ka operuar me gjithë energjitë e saj për të bojkotuar kuvendin, goditur me vezë kryeministrin, zaptuar foltoren e Parlamentit, klithur në foltore të kuvendit se Edi Rama pi drogë përditë dhe këtë ua thonë me mesazhe në celular edhe doktorët, këmbëngulur se revolucioni popullor do të groposë thellë Ramën, pretenduar se kanë fituar gjithmonë zgjedhjet por ia kanë vjedhur.

Në dhjetë vite, dmth një dekadë, shqiptarët dhe demokratët vazhdojnë të dëgjojnë të njëjtën histori që fsheh një histeri të vetme; PD nuk ka dashur të ndryshohet! Mungesa e kësaj dëshire për të ndryshuar e ka nxjerrë gjithë mllefin dhe dëshpërimin në këto formula revolucionare.

Arsyeja përse kjo parti nuk ndryshon lidhet me të vërtetën tjetër të madhe që ia zbuloi SHBA në 17 maj 2021; Sali Berisha.

Minimin e demokracisë në parti dhe qeveri, nënkupto Shqipëri; korrupsion masiv.

Këto taktika prej guerrilsi dhe majmunësh që hipin në karriget e kuvendit dhe ulen në postet e ministrave, i ka bërë dhe Foltorja në kohën e Luftës së parë civile. Taktika që vetëm eksituan një minorancë të zhurmshme dhe që prodhuan kataklizmën e 14 majit 2023.

Fatkeqësisht as pala tjetër nuk prodhoi politikë.

Duhet kuptuar që një pjesë e deputetëve aty brenda nuk duan të ripërfundojnë në majmunë që hipin karrigeve të kuvendit dhe ulërasin. Janë në hall sepse nuk mund t’i thuhet dot “Jo” Sali Berishës. Por, problemi i kësaj është se Doktor Berisha e ka shumë të thjeshtë tanimë që bretkosa ka kërcyer në gojën e gjarprit ndërsa ky i fundit ka mbajtur gojën hapur. Ai madje ndonjë ditë në të ardhmen do të deklarojë se ka qenë dhe kundër bojkotit…këtu mos u habisni e ka bërë edhe më parë që pasi e orientoi në djegien e mandateve deklaroi se ka qenë kundër.

Kësaj radhe madje, është treguar aq i mençur saqë ka graduar Doktorat e tjerë në atë grupin e vullnetarëve për të kërkuar dhunë ndërsa vetë është kujdesur të flasë si Mahattma Gandi.

Latest articles

Related articles