“Fyerje, arrogance dhe presion” Alfrida Marku denoncon sjelljen e Pjerin Ndreut ne konsultimin publik

E vërteta e ka shqetësuar gjithmonë Kryetarin e Bashkisë Lezhë! Të vetmen përgjigje ndaj argumentave vijon të këtë: fyerjen, arrogancën, presionin, përpjekjen për të mohuar lirinë e fjalës.

Aspak dinjitoze por aspak habi !
Është po i njejti që në zgjedhjet e 2016 i bëntë presion një mësuesi të nderuar në Dibër që të deklaronte hapur votën, ndryshe do fluturonte! Është po i njejti që në çdo aktivitet me qytetarë apo mbledhje të Këshillit përmend se ka fituar zgjedhjet, por është i vetmi që ka harruar si i ka “fituar” zgjedhjet !

Vijoj të përsëris : konsultim publik për paketën fiskale dhe Buxhetin do të thotë diskutim me banorët, kudo, në çdo lagje e fshat, mbi taksimin e arsyeshëm, evidentimin e problemeve dh adresimin në Buxhet sipas Prioriteteve!
E para se të diskutohet buxheti për vitin e ardhshëm, duhet të jepet llogari për buxhetin e vitit që po lëmë pas, ku kanë shkuar taksat e paguara prej tyre !

Të konsiderosh të ezauruar konsultimin me banorët e Lezhës e Shëngjinit, me një pseudo-konsultim, ku çdo gjë është paraprakisht e vendosur, është harresë e qëllimshme e problemeve të vërteta.
Nuk mundet ta këtë tagrin e mbi 40 mijë banorëve të Njesisë Lezhë e Shëngjin, vetëm një sallë mbledhje me punonjës të administratës (me gjithë respektin për secilin) të cilët vendi i punës, hallet e problemet që ka çdo familje sot, i detyron të heshtin kundrejt sjelljes aspak dinjitoze të drejtuesit të institucionit të Bashkisë.

Inkurajoj Mediat dhe Gazetarët që ishin prezent sot në pseudo-konsultimin publik, që të publikojnë të plotë, si detyrim për transaparencë, diskutimet ezauruara.

Jo më kot thonë : “Vetëpërmbajtja është një virtut vetëm për ata që mendohet se e kanë një alternativë.”

Latest articles

Related articles