Bejko: Rruga për të shpëtuar opozita, është të braktisin Berishën në hallin e vet

Një çetë me në krye një kapiten të çartosur, kështu e konsideron nënkryetari i PD, Roland Bejko, grupimin e deputetëve të Sali Berishës.

Në studion e Tirana Live, Bejko komentoi edhe zhvillimet e sotme lidhur me gjyqin në gjykatën e Tiranës, për regjistrimin e ndryshimeve statutore të miratuara në kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha.

“Ata të vijojnë të bëjnë ç’të duan, duan të na pengojnë me çdo kusht. E kam fjalën për çetën e Berishës që do të na pengojë me cdo kusht, Është një çetë me një kapiten të çartosur, që është në hall të madh.

Do siglën dhe vulën, nuk i intereson një opozitë plurale, ku secili të ketë identitetin e tij, atij i intereson gjullurdia. E di që vetë nuk vjen në pushtet. PD është në terren ka mbështetjen e vet ka mbështetje ndërkombëtare, është në startin e 2025.

Koha na ka iluminuar goxha, na ka vërtetuar se akuzat e Berishës ndaj Bashës kanë qenë të gënjeshtërta, shpifje të rëndomta. Sot doli e tha ajo ishte loja, tani do nisë revolucioni. Ai tallet me të vetët, ata nuk kanë burrëri as t’i thonë largohu as ta braktisin. Rruga për të shpëtuar opozita është të braktisin Berishën në hallin e vet” përfundoi ai./

Latest articles

Related articles