Arrestohen 3 shqiptarët ishin në kërkim ndërkombëtar (Emrat)

Tre shqiptar në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Highway”, i iniciuar nga Policia italiane, që në vitin 2017, për shkatërrimin e një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.

U ndaluan në Milano, shtetasit: Emirjan Beu, Syrjan Tola dhe Dorian Beu.

Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë gjurmuar dhe kanë sekuestruar në Durrës, pasuri të ndryshme, me vlerë mbi 1 milion euro që këta 3 persona dhe familjarët e tyre kishin në pronësi.

Latest articles

Related articles