SPAK: Do të konfiskohet pasuria e një funksionari të lartë të drejtësisë!


Altin Duman, Kreu i SPAK ka folur ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Në fjalën e tij Dumani raportoj arritjet në përputhje me rekomandimet e BE-së dhe bëri të ditur disa vlerësime në lidhje me institucionin që drejton.

Dumani njoftoi gjithashtu se një ish-funksionari të drejtësisë do t’i konfiskohet pasuria.

“Vëmendje ka marrë identifikimi dhe sekuestrimi i vlerës së produktit veprës penale me qëllim final konfiskimin e pasurive të vëna nga vepra penale e korrupsionit. Janë dhënë katër vendime për sekuestro preventive të pasurisë në kuadër të Kodit Penal, duke shënuar një rritje me 33 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Është dhënë edhe një vendim konfiskimi i pasurisë të një ish-funksionari të lartë, që është ish–funksionari i drejtësisë, pasuri të konsiderueshme. Kjo do të vazhdojë të jetë”, tha ai.

Latest articles

Related articles