Mblidhet Kryesia e PS, zbulohen diskutimet e Ramës me deputetët e mazhorancës

Ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ndërsa në mbledhje mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i partisë.

Në mbledhje, Rama u ndal tek bashkëpunimi mes grupit parlamentar dhe qeverisë për çështje me interes në mbledhje të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare. BalkanWeb mëson se Rama foli për angazhimin e deputetëve në Kuvend si dhe në kontakte me qytetarët në terren.

Në grup, Rama diskutoi edhe mbi prioritetet e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm dhe kërkoi angazhim të deputetëve në diskutimin parlamentar të projektbuxhetit.

Sakaq, grupi diskutoi edhe mbi organizimin e Kongresit të jashtëzakonshëm të PS-së që pritet të mblidhet të fillim të nëntorit.

Latest articles

Related articles