Ditën e martë pas mbledhjes së përbashkët të deputetëve që janë bashkuar rreth Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha pasi konfirmuan se lëvizja e tyre nuk njihet ligjërisht nga Kuvendi, kërcënuan me bllokime dhe rrëmuja në veprimtarinë e parlamentit.
Kështu pas polemikave të forta në mbledhjen e komisionit të Ligjeve, në momentin që nënkryetari i Rithemelimit deputeti Oerd Bylykbashi u largua në mënyrë demostrative, duke tentuar të prishte mbledhjen.
Këtë të martë edhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese shtyu mbledhjen për më shumë se një orë për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë, pa arritur që të krijojnë kuorumin.