Aksident i rëndë, 2 viktima, 3 të plagosur brenda tunelit të Kalimashit

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në tunelin e Kalimashit. Policia sqaron se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë.

Në aksident janë përfshirë dy makina, një “Benz” dhe një “Fort” si dhe një autobot.

“Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Nderkohe grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa si pasojë e aksidentit u bllokua per disa minuta edhe qarkullimi në njërin kah të rrugës.

Latest articles

Related articles