Albin Kurti takohet me Ramën, të buzëqeshur shtrëngojnë duart

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku po mirëpret liderët e Rajonit dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, në nisje të samiti historik të Procesit të Berlinit.

Pavarësisht ftohjeve të fundit, Kurti nuk mund t’i thoshte jo ftesës për t’iu bashkuar liderve të tjerë në samitin e parë që zhvillohet me organizim të qeverisë shqiptare dhe për herë të parë jashtë kufijve të BE-së. Ata shtrënguan duart të buzëqeshur para kamerave ndërsa ndryshe nga herët e tjera, këtë herë Kurti nuk pranoi të flasë për gazetarët.

Latest articles

Related articles