Entuziazmi i turit politik të Lulzim Bashës

Në çdo 24 orë të kaluar në një qark, qytet apo lagje Lulzim Basha po shtrëngon qindra duar duke i parë çdo njërin prej tyre në sy, qofshin të rinj, të reja, gra, burra, nëna, kryefamiljarë, të moshuar, etj.

Kontakti fizik, viziv dhe bashkëbisedimi janë një lëvizje e re në politikën tonë. Jemi mësuar me mitingje, vatra kulture, foltore, townhalle dhe skema klasike. Kjo që po bën Lulzim Basha duket se është ndryshe nga sa kemi parë në 2 dekadat e fundit në politikën tonë. Është shkrirje horizontale me habitatin. Nuk ka skenografi dje skenar të parapërgatitur.

Lulzim Basha po përpiqet të rindërtojë Partinë Demokratike. Të bëjë “shift generation”. Po kërkon elektorat të ri. Ai po thotë se do ta modernizojë PD në koncept për një lojë të re politike.

Thuhet që kur e vë tjetrin për shpatulla pas murit ahere tregon veten e tij. Kjo ka ndodhur me Lulzim Bashën. Ai po i përgjigjet sfidës me një lëvizje të re që po gjeneron entuziazëm brenda ekipit të tij dhe besim në strukturat e PD. Objektivi janë qytetarët. A do ta rifitojë besimin?

Ecja në periferi të hap sytë për shumëçka. Nuk është politika e qendrës së Tiranës, nga hoteli në restorant, nga lokali në pub. Është tjetër përceptim për varfërinë, për arsimimin e fëmijëve, për mospasjes së shërbimeve bazike mjekësore, për biznesin pa klientë.

Qytetarët po e presin Lulzim Bashën me shkes, po pi kafe e raki, kos e fli, me urime e bisedë. Këtë pasuri që po merr Lulzim Basha nuk e ka marrë askush në 3 dekadat e fundit.

Latest articles

Related articles