Si ia mbylli Rama gojën Berishës me pazarin e ri në dëm të Kosovës

Argatët e Vuçiçit në Tiranë fshihen pas rezolutës së Kosovës dhe nuk kanë as guximin të përmendin Serbinë, apo të kenë vetë një qëndrim të qartë për situatën në Kosovë.

Shqipëria me këtë palo-rezolutë nuk bën as sa Kroacia, ku të gjithë zyrtarët e shtetit kane vënë gishtin mbi Serbinë si përgjegjës të sulmit me 24 shtator.

Berisha ose bën lojën e Ramës, pasi e di se ky i fundit ka shumë për ti thenë, që nga lejet e ndertimit, pastrimi i parave apo furnizimi me naftë kontrabande i tankeve të Millosheviçit ose është viktimë e Gazment Bardhit që i ka hyrë në shtëpi dhe kërkon t’i shkatërrojë atë duke e turpëruar edhe më shumë.

Shqipëria duhet të ketë qëndrimin e saj si vend antarë i NATO-s, si antare i KS për sulmin e 24 shtatorit dhe tentativat e Serbisë të nxitur dhe nga Moska kundër paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Tirana zyrtare nuk mund ta tradhtojë pafundësisht Kosovën martire herë me vendime e herë me rezoluta gjysmake.

Latest articles

Related articles