Një kryebashkiak përballë ekstremit

Florenca Meco

Kalimi nga statusi i një “ ylli në ngritje” drejt atij në pritje e më pas i thirrur për t’u paraqitur para orgeneve drejtësisë, e ka vendosur Kryetarin e Bashkisë së Tiranës përballë një stuate ekstrem. Ekstrem jo thjesht për natyrën me të cilën karakterizohet një situatë e tillë, por nga kontrasti i krijuar ndërmjet dy momenteve të qeverisjes së tij : para dhe pas arrestimit të gjithë kupolës së drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Dhe është një situatë ekstreme ajo e cila me presionin që ushtron mbi përmasat njerëzore të një individi, e zhvesh atë nga demagogjia, nga mënyrat “ fisnike” e sjelljes , e të shprehurit, nga ngjyrat e bukura të propagandës me të cilën ishte mësuar të rrethohet. Teknologjia e komunikimit, profesionistët e fushës së saj, janë në gjendje që nga hiçi të ngrenë në piedestal edhe një nul të pa dobishëm, duke e sjellë atë në pjesën e parë të skenës politike apo shtetërore të vendit. Kurse një situatë ekstreme nxjerr në pah thelbin e tij të zhveshur nga çdo veti sociale. Ky është konteksti në të cilin u intervistua Kryebashkiaku i Tiranës para pak ditëve. Para ekranit, njerëzit u ndodhën përballë me dimensionet e një individi thuajse të panjohur nga ajo që ishte shfaqur më parë. Përballë dyrëve të SPAK, as Noyzi as Valbona e as të tjerë nuk e ndihmojnë dot me pozat e tyre.
Është situata esktrem në të cilën ndodhet, ajo që na solli në ekran një individ, renditur si i pari në qytetin e Tiranës, i cili në intervistën e tij televizive paraqiti argumente të një niveli minimalisht të habitshëm. Por që nga ana tjetër, për fat të mirë janë arsyetime e argumente të cilat shfaqin të zhveshur mëndësinë më të cilën ai qeveris qytetin më të madh të vendit. Mëndësi kjo e cila tregon pastër mospërfilljen totale ndaj zgjedhësit me të cilin ky person merr vendime. Hipokrizia e zakonshme transformohet në naivitet cinik.
I mësuar me demagogji, në mungesë të një llogaridhënieje reale, Kryebashkiaku gjatë intervistës u shpreh me një mëndjelehtësi të çuditshme, tregues ky i shkëputjes totale nga kuptimi i realitetit dhe i zhytjes së tij në një mjedis mjaft të largët me zgjedhësit që e kanë votbesuar. Ai i deklaroi gjithë shqiptarëve e bashkë me ta, edhe atyre të Tiranës se është kaq shumë zëmër mirë e bashkëpunues me organet e drejtësisë sa që i ka dhuruar SPAK-ut ndërtesën e Ujsellësit të Tiranës. Dhe këtë dhuratë e ka bërë për të krijuar kushte njerëzore pune për ta. Një deklarim ky që kujton litarin në shtëpinë e të varurit.
Nga asetet e shumta që mund të ketë qyteti i Tiranës, nuk është ndonjë çudi që të gjendet një ndërtesë e t’i jepet SPAK-ut. Por kur mendon se bëhet fjalë për ndërtesën e Ujësjellësit që dhurohet si akt human, gishti vete në plagë dhe të kujtohet fakti që megjithëse cilësisht jo i duhuri, uji i pishëm u shtrenjtua pa mëshirë. Një pohim i tillë, në kushtet e mungesës kronike të ujit, duket minimalisht si tallje me ëndrën e qytetarëve për të pasur ujë të pishëm që pihet. Të falësh ndërtesën e Ujsellësit, pavarësisht vlerës minimale që mund të ketë si aset në pronësi të qytetarëve, tregon se në mendjen e këtij individi nuk ka ekzistuar kurrë shqetësimi i qytetarëve të Tiranës për të pasur ujë të pijshëm 24 orë. Po ashtu ky pohim flet për faktin tjetër që Kryebashkiakut nuk i bëhet vonë të mbajë premtimet e herë pas herëshme për ujë të pijshëm 24 orë në metropol. Ai krijon kushte njerëzore, thotë, kur në qytetin e Tiranës ende vazhdohet në mënyrë ç’njerëzore me depozitat e ujit në taraca dhe kur në shumë lagje, banorët e tyre në mëngjez zgjohen nën thirrjet e tregëtarëve të ujit “ erdhi ujë selite”. Akti i dhurimit të ndërtesës së ujësjellësit të Tiranës nuk duket aspak njerëzor, por tregues i qartë i mospërfilljes së këtij personi ndaj pikës më të ndjeshme të masës së qytetarëve të Tiranës.
Krenar, ai flet për Tiranën si një qytet evropian. Që një qendër e madhe banimi, me apo pa emër, të quhet qytet, në radhë të parë duhet të ketë ujë të pijshëm për 24 orë, duhet të mos derdhë ujërat e zeza në lumenj a përrenj si Lana apo Lumi i Tiranës, duhet të ketë drita 24 orë rresht dhe një menaxhim uniform të plehrave. Pasi janë garantuar këto standarde minimale, fillohet e të flitet për qytet. Tirana është ende larg.
Tematika e dytë e cila i trajtua nga ana e Kryebashkiakut të Tiranës ishte momenti kur ai gjeti rastin dhe foli për konceptin “ proaktiv”. Për çfarë po tregohet “ proaktiv” ai? Sigurisht për interesat e qytetarëve, ai nuk ka sesi të jetë “ proaktiv” sepse është kujtuar si kofini pas të vjelit.
Nisur nga abuzimet skandaloze, tashmë të evidentuara nga organet kompetente të drejtësisë në Bashkinë e Tiranës nga njëra anë dhe nga ana tjetër, dëshira e tij për të qenë “proaktiv”, duket qartë që edhe në këtë rast, ai nuk i përfill për asnjë çast qytetarët. Fare pa dashje, në mënyrë krejtësisht spontane dhe të natyrshme, Kryebashkiaku dëshmon se hapat e mëpasëm që do të hedhë, nuk kanë të bëjnë me interesat e tyre. Nuk kanë lidhje me to, spese ai nuk e ka dhe nuk e ka pasur kurrë mendjen te qytetari. Ai do të tregohet proaktiv për të mbrojtur veten, ndaj dhe deklaron se ka bërë dosjet gati. Erjon Velija nuk ka qenë asnjëherë proaktiv për të parandaluar vjedhjet dhe abuzimet skandaloze të drejtërove të tij, pra nuk ka qenë kurrë proaktiv në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Kjo sepse në një kohë kur gjithë kupola e Bashkisë së Tiranës është në burg apo në ndjekje penale, e vetmja gjë për të cilën ai nuk mund të flasë, është të qenurit proaktiv. Në gjithë aktivitetin drejtues të këtij individi nuk duket asnjë shënjë me karakter ligjor, administrativ, organizativ e cila do të kishte mundësuar parandalimin e kësaj katastrofe kriminale në Bashkinë e Tiranës. Pra kur thotë se do të jetë “ proaktiv”, ky individ mendon të jetë i tillë për të parandaluar merrjen si të pandehur.
Pavarësisht fundit që do të marrë dosja penale kundër Kryebashkiakut dhe kundër drejtorëve të tij, një fakt evidentohet. Modeli i tij politik nuk ka lidhje me qytetarin, por me vjedhjen e parasë publike. Ajo që të tremb më shumë është mungesa totale e pendimit.

Latest articles

Related articles