I fortë KM Edi Rama. Mblodhi ndërtuesit (Mane, Shtufi, Frangu) para se të nisej në Spanjë dhe u tha mos i shisni apartamentet 800-1000 euro në letra dhe çmimi është 2500 euro.
“Ju do gënjenit shtetin pa mbarim dhe do shisnit apartamente me 2 mijë euro dhe do i deklaronit me 850 euro. Këtë nuk kishit parashikuar ju dhe evazionin. Bashkitë duhet të ndërtojnë infrastruktura që ju s’keni ça merrni përsipër. Epo ju të shisni apartamente me 2 mijë, 3 mijë, 4 mijë, 5, 8 mijë euro dhe të deklaroni çmime që janë larg të vërtetës, kjo nuk mund të vazhdojë. Çmimet e referencës janë vënë mbi bazën e tregut” – tha Rama në TV. Mos më bëni si grupe në nevojë – tha ai.
Iku me avionin turk të quajtur Naim.
Mbeti këtu “opozita e vërtetë” me gaztorin e SB dhe këndoi se kunati i Lulzim Bashës ka marrë 2 kate tek Luan Park. Ka bërë evazion se e ka blerë më lirë seç është çmimi referencës. Dhe ky biznesmen në punë të tij aq sekret e kishte saqë e kishte në QKB.
“1 muaj pasi humbëm zgjedhjet futi dy kate kullë në xhep dhe vjen e më thotë aleanca e kullave. Të bëjë transparente transaksionet” – tha ai.
Nesër do vijë prapë Naimi dhe do i përgëzoi valltarët që kërcyen me këngën e tij për Ndërtuesit: Mane, Frangu, Shtufi, Salillari, etj.


