Politika e futjes së popullit në konflikt me njëri-tjetrin

nga Adriatik Lapaj

Shikojeni si trajtohet debati për mjekët e rinj. Duan të na bindin se ata po sabotojnë atdheun dhe po i lënë shqiptarët e vuajtur pa kujdes shëndetësor. Po na tradhtojnë neve, që i kemi shkolluar me taksat tona. Pse, ne kemi paguar taksa vetëm për shkollimin e studentëve të mjekësisë?!

Në fakt, i gjithë mllefi dhe kërkesa e llogarisë duhet të jetë ndaj atyre të cilët e kanë çuar vendin në pikën ku të rinjtë mendojnë veç ikjen si zgjidhje. Ikjen nga vatrat e veta.

Sipas atyre sipër, mjafton që ata të rrinë në pozita drejtuese pa garë dhe pa meritokraci – punë e madhe pastaj ç’bëhet me popullin poshtë. Kjo duhet të marrë fund!

Shihemi në dt. 14 Tetor në Bajram Curri!
Shihemi në dt. 21 Tetor në Milano!
Shihemi në dt. 28 Tetor në Berat!

Copyright: News 24
Gazetare: Eni Vasili
Linku:https://youtu.be/t3HlqPfd85w?si=c38nnSNHl6XWTATM

Latest articles

Related articles