Lulzim Basha: Në Kosovë po ndodh diçka që duhet të mbush me optimizem të gjithë shqiptarët. Kosova ka dëshmuar që institucionet e veta të sigurisë janë në përputhje me standardet e NATO-së. Një javë më parë me çmimin e jetës së Bunjakut dhe plagosjen e një kolegu të tij, Kosova vërtetoi se është në gjendje të garantoj jetën, sigurinë, lirinë d e qytetarëve të saj. Se çfarë po ndodh në fqinjin e saj është verior. Ngjarjet e javës së kaluar janë një pjesë e një mozaiku shumë të gjerë, Ditën e diel të javës se kaluar segmente paramilintare të përgatitura nga segmente shtetërore të Serbisë në bashkëpunim me një pale të tretë që është Rusia, tentuan lançimin e një pjese të planit për vënien nën kontroll me forcë të territorit të Veriut të Kosovës. Ishte profesionalizmi I policisë së Kosovës dhe bashkëpunimi I ngushtë me institucionet euroatlantike që bën të mundur shkatërrimin e këtij plani dhe sprapsjen e efektivëve që i ishte ngarkuar ky plan. Vënia në kontroll me dhunë e një pjese të territorit të një shteti të pavarur si Kosova është një situatë e rëndë për paqen për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindoremku ka anëtarët ët NATO-së dhe të BE