“Na jep 3 mijë e 500 euro ose do të nxjerrim video-t” – Prangosen 2 të rinj që shantazhonin

Policia e Tiranë ka arrestuar dy të rinj, pasi kanosnin vazhdimisht dhe i kërkonin para një 63-vjeçari që të mos i publikonin disa video që ata dispononin.

Në pranga janë vënë shtetasit F. F., 23 vjeç, dhe A. H., 24 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të cilët akuzohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit, në mënyrë të vazhdueshme, kanë kanosur 63-vjeçarin dhe i kanë kërkuar atij shumën 3500 euro, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin.” – thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles