Gazetari, Lavdrim Lita ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për Censin e Popullsisë. Sipas Litës problem është ruajtja e databazës së INSTAT.
“Shqipëria ka një praktikë të mirë në mbajtjen e censusit. Kërkohen statistika të sakta edhe nga BE, Eurostat. Problem është ruajtja e databazës së INSTAT. Nuk kemi histori të mira të ruajtjes së databazave. Kemi firim të databazave në darkueb. Kemi keqpërdorim të politikës me databaza dhe duhet vëmendje edhe nga ana e opozitës që këto databaze të mos jetë në dorë të maxhorancës, të patronazhistit dhe aktivistit për të projeksione për 2025 , si përshembull targetime të individëve apo grupeve vulnerabël me ndihmën e algoritmebe të inteligjencës artificiale”, tha ndër të tjera Lita.
Sipas Litës, censusi do të dokumentojë krizën e thellë politik, ekonomik dhe social të vendit, përfshirë shpopullimin e saj.
Më pas gazetari Lita foli edhe për zgjedhjet në Kukës dhe takimin mes Bardhit dhe Berishës.
” Takimi në ditët e fundit të fushatës është në mbështetje të Emri Vatës. Përsa i përket refomës zgjedhore të gjitha partitë politike të përfaqësohen. Deputetët e dinë mirë se cila janë problematika e zgjedhjeve.
Përmirësimi i kodit të fokusohet tek vota e Diasporës. Asnjë nga 3 palët e PD nuk kanë më asgjë të përbashkët“, tha ndër të tjera Lita.



