Nga Edlira Devolli
Basha mbledh kryesinë e re! Lajm ky që komplekson matrioshkat foltoriste. Hyjnë e komentojnë portaleve apo dalin nëpër televizione familjare dhe përsërisin atë që kanë dy vite që thonë. Bajatosje që nuk bën sens logjik.
Janë mësuar të riprodhojnë përmendësh, shabllon, fjalët e “non gratës”
-Ju- thonë,- jeni pengje të Ramës. Po t`i pyesësh se ku e vërejnë këtë, nuk kanë përgjigje, por ama e dinë se se ka thënë “marshall legjenda”.
Berisha i ka marr “për zhelesh” dhe i ka “plasur” te Meta, nuk thonë gjë për këtë. Nuk ndalojnë në asnjë moment të analizojnë veprimet e tyre. Jo! Nuk u ka dhënë leje non grata, as të mendojnë, as të kërkojnë, analizë e gjykim nuk bëhet fjalë.
I thurin lavde Ilir Metës dhe mblodhën vota në 14 Maj për të forcuar ish LSI, PL tani se me emër të ri është më e “ndershme”. Megjithëse ç`faj ka Meta? Ai në politikë është për punën dhe hallet e veta, foltoristët po bëjnë vetëm “hamallin e votave”.
Lëre pastaj kjo tema e bashkimit të demokratëve…
“Të bashkohemi me non gratën për korrupsion dhe minim demokracie” se kemi shpresa për fitore.
-Të hap barkun – thotë Cekja në një komedi. Komedian halli janë dhe adhuruesit e karriges së deputetit.
Kuptohet qartë se kanë vetëm hallin e tyre se me Berishën nuk ka asnjë shpresë fitoreje, vetëm izolim dhe nënçmim.
Vazhdojnë të na quajnë neve “pengje”, ne që punuam dhe mbajtëm Partinë Demokratike euro-atlantike “gjallë”, me numra e vota të ndershme dhe mundësi për progres. Ata, trekëndëshi bermudjan donin ta shkrinin PD, ta nxirrnin nga skena politike, për vetëm hallin e një familjeje “non grata” namdalë në të katër anët.
Hiqeni merakun të dashur foltoristë, ne jemi këtu ku jemi se nuk i kemi borxhe kërkujt. Dhe sa për bashkëpunimin me Ramën keni “legjendën tuaj non grata” që e ka deklaruar që në 2009 se nëse Meta nuk do pranonte koalicion me të, ai do t`i shtrinte dorën Ramës për bashkëqeverisje.
Berisha nuk pyet asnjë, nuk i konsideron ata që i shkojnë pas. Dhe për këtë ata bëjnë sikur nuk e kuptojnë se Berisha që të rrijë vet sa më gjatë në skenën e politikës, i ka kthyer në shërbyes të Metës.
Dëshpërimisht, në jerm, ata” sulen papagallshëm” në anën tonë, se ne jemi aty ku ishim dhe kjo i lëndon aq shumë sa nuk kanë më fjalë të fjalorit ta shprehin dhimbjethellësinë që ndjenë. Ne nuk jemi pengje të ish sistemit dhe nuk kemi problem korrupsioni apo minimi demokracie me ndërkombëtarët.
Ne kemi të ardhme dhe premtojmë të ardhme!
Ne jemi risi dhe premtojmë risi!
Po e mbyll me fjalinë që e fillova se kuptova që ishte sensitive për disa të vetëlarguar nga PD vizionare, ”Basha sot mbledh kryesinë e re!”