Nga Dashnor Kokonozi
Para pak ditësh, Wall Street Journal bëri të njohura disa fragmente interesante të biografisë së Walter Isaksonit mbi Elon Musk. Aty mësoj se marrëdhëniet e ndera të Musk- ut me të bijën Viviane janë dhimbja e tij më e madhe, pas vdekjes së fëmijës së tij të parë Nevada (nga sindroma e vdekjes së beftë)
E megjithatë, sipas Isaksonit ((ish drejtor i CNN dhe i revistës Time), themeluesi i Tesla-s e mori disi me optimizëm kur mësoi se vajza e tij kishte zgjedhur të ishte “trasgenre”
Gjërat nisën të ndryshojnë kur Vivian (fryt i idilit të tij me Justine Musk) nisi të shprehë opinione marksiste dhe la të kuptojë se do të priste marrëdhëniet me të atin e saj.
Ajo ka kaluar stadin e socializmit për t’u bërë plotësisht komuniste dhe mendon se të gjithë të pasurit janë të këqij, i paska thënë Must autorit të biografisë.
Më tej ai është shprehur se opinionet politike të së bijës janë radikalizuar pas studimeve ne shkollën Crossroads, një institucion privat në Santa Monica, ku pagesa për një vit shkollor është 50.000 dollarë.
(Them se për aq gjë në ndonjë vend tjetër do t’i kërkonion gjysmë çmimi)



