Sociologu Mërtiri: Opozita nuk e mund dot Ramën nëse nuk reformohet, Rama-Berisha janë bashkë

Pedagogu Ergys Mërtiri ishte në një lidhje “Skype” në studion e lajmeve të Ora News. Mërtiri foli për zgjedhjet, PD dhe zbulimin e naftës në Shpirag.

“Zgjedhjet pa rëndësi, ligjimiteti ka humbur. Bashkimi, sjell një opozitë edhe më të dobët se përçarja. Kjo opozitë nuk e mund dot Ramën, nëse nuk reformohet. Këtu janë vjedhur vota dhe askush nuk është dënuar. Ka një pakt mes Ramës dhe Berishës. Këta janë bashkë.

U hap një dosje që ishte mbyllur kohë më parë. Vjedhja ishte bërë që në mandatin e parë. Vetëm me përralla mbahet propaganda gjallë. Nuk besoj se ka qenë e papritur zbulimi i naftes, pasi ka pasur projekte më përpara. Ne edhe naftën që kemi na e vjedhin dhe e shpërdorojmë” tha ndër të tjera Mërtiri.

Latest articles

Related articles