Karabina: Hetim parlamentar për fondet e BE-së në bujqësi dhe “investitorët strategjikë”

Zëdhënësja e Partisë Demokratike zyrtare, Mirela Karabina në studion e lajmeve në “Ora News”, deklaroi se forca që ajo p[ërfaqëson nga shtatori do të nisë aksionin e saj opozitar, ku si fillim renditi nismën për hetimin parlamentar të fondeve të Bashkimit Evropian për sektorin e Bujqësisë.

“Duhet të mësojmë se ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve evropianë. Do kërkojmë hetimin e invetitorëve të ashtuquajtur strategjikë”, theksoi Karabina.

Ndër të tjera Karabina vlerësoi rolin e opozitës në denoncimin e aferave më të mëdha korruptive në vend, ndërsa tha se strategjia e PD-së është jo vetëm denoncimi nga selia i këtyre aferave, por edhe paditë penale konkrete.

 

Latest articles

Related articles