Një foto e pabesueshme vjen nga Havai. Një shtëpi nuk digjet nga zjarri

Një foto e pabesueshme vjen nga Havai.

Kjo shkrepje ajrore nga Lahaina, një nga zonat më të shkatërruara nga zjarret, tregon një shtëpi me çati të kuqe që ka mbetur plotësisht e paprekur, pavarësisht se zjarri ka shkatërruar të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat e tjera në zonë, shkruan gazeta italiane ”Corriere della sera”.

Rreth e rrotull saj ndodhen vetëm grija e hirit dhe mbetjet e shtëpive që ishin djegur plotësisht.

Arsyeja mund te ketë qenë largësia e saj nga shtëpitë e tjera, çka nuk mundësonte prekjen nga flakët.

Të paktën 110 njerëz vdiqën kur ferri shkatërroi gjithçka në Lahaina javën e kaluar në ishullin Maui dhe disa banorë nuk e kuptuan se qyteti i tyre ishte në rrezik derisa i panë flakët tek dera e shtëpive.

”Jill dhe unë shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e atyre që humbën të dashurit në zjarret në Maui dhe lutjet tona janë me ata që ju janë shkatërruar shtëpitë, bizneset dhe komunitetet e tyre”, tha presidenti i SHBA-së, Joe Biden në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Biden ka miratuar shpalljen e fatkeqësisë për të ndihmuar në përgjigjen emergjente dhe përpjekjet e rimëkëmbjes.

Latest articles

Related articles