Nga Av. Besart Logu
Sipas Berishës, çështja McGonigal ka të bëjë me nisjen e hetimeve të lobistit të PD dhe përgatitjen e dosjes të shpalljes non grata.
Ndërkohë, hetimi i FBI flet krejt ndryshe; Edi Rama pagoi zyrtarin e lartë amerikan për të nisur hetim ndaj rivalit tij politik Lulzim Basha, me prova të parafabrikuara nga Duçka dhe Neza. Që kush i njeh, e di se janë dy persona shumë të afërt të dyshes Berisha-Meta.
Ky deformim bëhet qëllimisht dhe nuk vjen si pasojë e mungesës së informacionit nga ana e Berishës. Ai kërkon të mbajë gjallë narrativën 2 vjeçare me komplote kundër tij dhe pluralizmit. A thua se e gjithë bota i ka sytë nga ne, sidomos nga ai.
Prandaj duhen falenderuar e mbështetur partnerët amerikanë. Prej tyre erdhën përgjigjet për shumë akuza publike të ngritura ndaj Lulzim Bashës, fillimisht nga propaganda e qeverisë e më pas nga ajo berishiste. Tashmë, kush ka një minimum logjike ka kuptuar se:
▪︎ Se mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës nuk ka aleancë për sa kohë Rama shkon të korruptojë zyrtarë të lartë të FBI për stisjen e hetimit.
▪︎ Se Lulzim Basha nuk është vegël e Sorosit. Nëse do ishte i tillë, do të shmangej kjo fluskë sapuni me spiunë amerikanë e shqiptarë, meqë Soros komandon Amerikën.
▪︎ Se Xhorxh Soros nuk i ka ato përmasa që i jep Berisha me Altin Goxhajn pasi do ta shmangte emrin e Edi Ramës, benjaminit tij, nga çështja McGonigal.
▪︎ Se Lulzim Basha nuk është peng i askujt përveçse i të vërtetës, si në raport me Ramën ashtu dhe me Berishën.
▪︎ Se shpallja non grata e Berishës nuk është produkt lobimi por vullnet i institucioneve ameriakane.
▪︎ Se gjithçka që ka thënë e bërë Berisha këto dy vjet janë në funksion të halleve dhe interesave personale të tij.
Këto janë disa të vërteta të cilat koha i provoi si të tilla. Ashtu siç provoi mbështetjen e Ramës ndaj lëvizjes së Berishës, si e vetmja mënyrë që përçan opozitën dhe rrit jetëgjatësinë në pushtet të klanit më kriminal e më të korruptuar që mban mend historia mbi 100 vjeçare e shtetit shqiptar.