Ndërhyn të shuaj konfliktin, goditet me thikë Polici në Himarë. Arrestohet autori

Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin.

Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë Redian Caushaj, 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Thodhor Mërkuri., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën. Ndërsa policia e Vlorës ka arrestuar autorin e krimit.

Latest articles

Related articles