Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një hartimi të gjatë se ska çfarë i bën drejtësisë që mban në burg separatistin grek, Fredi Bejleri, i cili është i dyshuar për blerje vote me 14 maj.
Reagimi i Edi Ramës në fakt është një peshqesh ndërkombëtar për Greqinë.
Për mendimin tonë dy dhurata i ka berë kryeministri Rama Greqisë me prononcimin e dytë për Himarën: (1) valuan flamujt etnike (greke) pa i penguar njeri, dmth Himara baraz Greqi, dhe (2) kishës ia kthyem pronat që ia mori shteti komunist, dmth, edhe kisha nuk është e shqiptarëve. Një parullë separatiste ishte: tokën tonë, detin tonë.
Por pse Edi Rama bëri reagimin e dytë.
Së pari kryeministrit Ram i bën shumë punë tensionimi me Greqinë. Rama po e përdor rastin Beleri dhe veton e pretenduar greke si alibi për vonimin e negociatave për Shqipërinë, siç bënte dikur me Holandën, Francën, Maqedoninë e Veriut.
Negociatat për kapitujt e BE do të shtyhen përsëri dhe Greqia mban me frena Shqipërinë, ndersa Bullgaria mban me frena Shkupin.