“Jemi bllokuar, ndihmë!”! Turistët ngelin mes maleve, niset FNSH

Dy turistët mbetën të bllokuar në një zonë tejet të vështirë malore, dhe njëri prej tyre pati komplikime shëndetësore, sipas policisë.

“Rreth orës 19:00, salla operative e Policisë së Shkodrës ka marrë njoftim se 2 turistë francezë kishin mbetur të bllokuar në një terren shumë të thepisur, pranë përroit të Cuti

t dhe se njëri prej tyre kishte shfaqur komplikime shëndetësore (temperaturë të lartë). Menjëherë pas këtij njoftimi, drejt zonës së sinjalizuar, janë nisur efektivët e Policisë Alpine të FNSH Shkodër.

Si rezultat i veprimeve të skuadrës së Policisë Alpine, si dhe asistencës së banorëve të zonës, 2 turistët janë lokalizuar rreth mesnatës, janë shoqëruar deri në një zonë të aksesueshme nga automjeti i Policisë dhe më pas janë transportuar me këtë automjet, në spitalin e Shkodrës” njofton policia.

Latest articles

Related articles