Adriatik Lapaj shkruan 9 pika pse nuk iu përgjigje atyre që e shajnë

Më pyesin shpesh përse nuk u kthehem atyre që e nisin ditën duke më sharë dhe e përfundojnë duke më sharë.

1. Sepse ëndrra ime është më e madhe se balta e tyre;
2. Sepse modeli im synon pikërisht të rrëzojë modelin e baltës;
3. Sepse ai që paguhet për të hedhur baltë e ka profesion e për pasojë në baltëhedhje do ta mundte gjithmonë një amator si unë;
4. Sepse lufta ime nuk është me fakirët që ushqehen duke bërë baltëhedhësin, por me shefat e tyre që sponsorizojnë baltën me paratë e vjedhura të popullit më të varfër në Europë për të vazhduar ta vjedhin e mbajnë peng;
5. Sepse balta varet nga hidhet. Balta të rrit, është humus kur vjen nga ata që lufton;
6. Sepse falë baltës së atyre kam mundësinë të tregojë diferencën në mendësi, vizion dhe aspirata;
7. Sepse lufta ime është për parime e jo personale. Lufta ime është për ide e jo për individët. Lufta ime është për të qenë ndryshe e jo për të garuar kush është më derr;
8. Sepse siç thoshte Ghandi: Në fillim do të të injorojnë, pastaj qeshin me ty, pastaj të luftojnë, në fund ti fiton;
9. Sepse kur të shajnë pa pasur pushtet, do të thotë se ke cënuar pikërisht pushtetin.

Latest articles

Related articles