Mbi 1 milionë euro të kapura në Portin e Durrësit në 6 mujorin e parë të vitit


Tre raste të tentativave për të futur para të padeklaruara janë goditur brenda një jave në portin e Durrësit, duke e çuar në 10 numrin e operacioneve që prej fillimit të këtij viti. Paratë e sekuestruara e kalojnë vlerën e 1 milion eurove, ndërsa 10-të, është numri i personave të arrestuar, kryesisht shoferë të automjeteve, por edhe pronarë të agjencive të transportit për mosdeklarim të vlerave monetare.

Pjesa më e madhe janë gjetur të fshehura në autobusë, furgonë dhe kamion, ndërsa mekanizmi i përdorur ka qenë thuajse i ngjashëm. Policia dyshon se paratë që tentoheshin të futeshin në vendin tonë ilegalisht, rrjedhin nga veprimtari kriminale. Grupe të ndryshme, jashtë kufijve shfrytëzojnë transportin e rrugëve detare për t’i futur në vendin tonë, raporton Tv Klan.

Për çdo rast të goditur policia ka përdorur thuajse të njëjta metoda zbulimi. Informacion i marrë në rrugë operative, mbajtja nën survejim e të dyshuarve, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kontrolli me skaner dhe fizik i automjeteve.

Krahas tyre, ushtrohet kontroll edhe me qen policie, të trajnuar kryesisht për zbulimin e lëndëve narkotike, armëve etj, nëpërmjet të cilit identifikohen vende te tjera ku mund të fshihen materiale të paligjshme.

Shuma e parave mbeten të sekuestrua në cilësinë e provës materiale, deri në dokumentimin ligjor të burimit të tyre. Ndërsa prokuroria nuk ka mundur të identifikojë për çdo rast, përtej të arrestuarve në flagrancë.

Latest articles

Related articles