Në një intervistë për Ora News, gazetari Lavdrim Lita tha se Opozita e Berishës ka ngelur peng i debatit për kullën, sepse mediet dhe gazetarët e pavarur kanë zbuluar fijet që e lidhin atë me ndërtuesit.
Ai u shpreh se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar një hetim nga SPAK për këtë kullë dhe për kulla të tjera se cili është financuesi nga pas.
Lita: Opozita e Berishës ka ngelur peng i debatit për kullën, sepse mediet dhe gazetarët e pavarur kanë zbuluar fijet që e lidhin atë me ndërtuesit e kullës që kanë marrë leje nga Rama dhe Veliaj. Kemi të bëjmë me zbulimin e një KOMPROMATI dhe marrëveshjeje që zhbën konceptin e opozitës duke e blerë atë me leje ndërtimi. Opozita është e heshtur për këtë mal betoni, pasi nuk i dihen financuesit realë të tyre
Basha ka kërkuar një hetim nga SPAK për këtë kullë dhe për kulla të tjera se cili është financuesi nga pas. Një nga ndërtuesit e kësaj kulle që do të jetë më e larta në Ballkan ka qenë një financues i Berishës dhe Foltores. Kjo do të thotë se heshtja e tyre është një sinjal për implikimin e opozitës në këtë ofertë dhe në këtë mal korrupsioni që po ndërtohet.