Kodi i heshtjes së ndërsjelltë Berisha-Rama!

Nga Zef Ndreka

Dështimi i Berishës në premtimin e tij solemn dhënë foltorëzinjëve disa herë për ta rrëzuar Ramën brënda tre muajsh, e ka detyruar të përdorë sëfundi Kodin e Heshtjes, apo marrëveshjeve në heshtje me kryesocialistin Edi Rama, njëkohësisht Kryeministër i Shqipërisë, për përfitime financiare në favor të tij dhe familjes së tij.
Kodi i heshtjes ndërmjet tyre, kishte vite që funksiononte, por vetëm mbështetësit e verbër të non grat-ës jo vetëm që se kanë diktuar apo parë, por edhe se kanë besuar, madje as duan disa prej tyre ta besojnë ende sot. Sepse verbërisht besonin e vazhdojnë të besojnë tek legjenda e tyre edhe pse pas shpalljes non grat-a të tij, ai mbetët thjeshtë një kufomë politike që vetëm frymon, kercënon e mashtron kundërshtarët brenda PD-së.
Sa herë rrezikohet apo i përmendet emri nga opozita apo SPAK-u, a keni vënë rè së Berisha thërret foltorëzinjtë revolucionarë për kercënim, si ndaj Ramës ashtu edhe ndaj Bashës.
Loja e tij dinake politike, e ka futur në kurth Edi Ramën. E ka detyruar ti japë shpërblime duke i blerë heshtjen. Por edhe Berisha ka përdorur heshtjen ndaj Ramës për ti marrë beneficet që vijnë nga loja politike, për ta mbajtur në pushtet Ramën, kinse si peng të tij.
Por Ramës i shkon për shtat loja e Berishës dhe forcimi e faktorizimi i tij opozitar.
Kodi i heshtjes, është një bashkë-marrëveshje për bashkëpunim në korrupsion dhe në jetëgjatësi në qeverisje, duke mbajtur peng opozitën, demokracinë, konkurencën dhe ndryshimet e domosdoshme që kërkon vendi i kapur prej tyre.
Qëndrimi i Ramës në pushtet, është i garantuar sa të jetë Berisha përçarës i opozitës.
Berisha i ka bërë llogaritë: Me Ramën Kryeministër është i fituar, por pa Ramën Kryeministër, rrëzohen të dy!
Ndaj ky kod i ndërsjelltë i mbanë të dy, deri sa SPAK-u të veprojë për të vënë drejtësi.
Forma e solidaritetit ndërmjet Berishës dhe Edi Ramës ka për qëllim mbulimin e sjelljeve kriminale, dhe fshehjen sa të jetë e mundur të identitetit të tyre. Krimet e kryera ndër vite nga këto të dy, dhe kodi i heshtjes në këtë rast për rrethanat e tyre, nuk besoj se do të jetë pengesë për hetimet nga autoritetet gjyqësore.

Latest articles

Related articles