Nga Irena Beqiraj
Nuk ka një ide më joshëse sesa miti “miliarderit të bërë vet “ . Ky mit na sygjeron që cdonjëri nga ne mund të jëtë një miliarder nëse është i talentuar i zoti edhe i gatshëm të punojë mjafteshëm.
Nëse Kylie Jenner është një miliardere e bërë vet që në moshën 21-vjeçare, përse mos të jetë një e tillë edhe vajza ime apo vajza jote? .
Shpesh origjina e miliarderëve të vetë-bërë përshkruehet si ngritja e “ njëriut të zakonshëm “. Ngritje që nxitet nga asgjë tjetër veçse nga intuita personale dhe guximi për të marrë përsipër riskun . Ata shpesh janë njërëz që braktisin universitetin për të ngritur biznesin e tyre në një garazh . Teksa i dëgjon këto histori nuk ka si te mos bindesh që varfëria është një difekt në personalitet.
Të dhënat që vijnë nga djepi i neoliberalizimit Amerika , në fakt tregojnë që miliardërët e bërë vet, nuk kanë një prejardhje kaq të përkorë . Sipas Robert Reich rrjeta e sigurisë së tyre gjatë udhëtimit sfilitës drejt pasurisë mbetet sërisht klasa e lartë.
Ai më të drejtë pyet- “sa rrezik mori Bill Gates kur nëna e tij përdori lidhjet e saj të biznesit për të ndihmuar Microsoft-in të kishte një marrëveshjeve për prodhimin softwere me IBM?
A e ndihmoi Elon Musk fakti që vinte nga një familje që zotëronte një minierë smeraldi, gjatë kohës së Aparteidit në Afrikën e Jugut? Apo a mund fë fillojë një fëmijë tjetër amerikan një biznes si Jeff Bezos në garazh, nëse ai nuk financohet si Bezos me një investim çerek milion dollarësh nga prindërit e tij?
Por me interesante është që në rrugën e vështirë drejt vet-bërjes Musk ,Bezos, Michael Bloomberg, George Soros dhe Carl Icahn të gjithë kanë paguar ZERO taksa federale mbi të ardhurat për disa vite. Kjo ka qenë një ndihmë e madhe, që u është ofruar me mirësjellje nga ligjet tatimore, në rrugën e tyre të vetbërjes .
Ndërsa në Shqipëri, rrjeta e sigurisë për miliarderët e rinj kanë qenë qeveritë. Pasurinë e miliarderëve tanë të vet berë po ta zhveshesh nga të ardhurat e përfituara nga të drejtat koncensionare , tenderat , investimet strategjike , trajtimet preferenciale të taksave , apo deregullimit të rezikshëm për shoqërinë që i ka lejuar të investojnë edhe në sektorin financiar e bankar , nuk mbetet shumë për tu krenuar . Padyshim që përpjekje kanë berë disa syresh ato më të mëdhenjtë nuk mungonin asnjë ditë te dukeshin në ministri apo kryeministri .
Kështu bizneset e tyre siguruan fuqinë për të vendosur çmimet pa e humbur tregun . Edhe sic thotë Baffet “Nëse mund të risni cmimin pa humbur tregun, (pra nëse zoteroni një monopol ose oligopol) , padyshim keni një biznes shumë të mirë.
Nëse keni një biznes të mirë, mund të blini një televizion me të cilin mund të ndikoni bindjet e publikut .Ndërkohë që nipi juaj edhe pse idjot mund ta drejtojë atë”
E pra dështimet e politikave ekonomike dhe ngritja e një sistemi që shpërblen pasurinë mbi punën, përjetesuan në historinë ekonomike mitin e Miliarderit të vet-bërë.
Por po të analizosh pak më shumë rrugëtimin e vet-berjës së tyre e kupton se ai ekziston aq sa ekziston dhe njëbrirëshi!