Kanabis për turistët në plazhin e Krorëzës! Pronarët e lokaleve e prodhonin dhe ua shisnin pushuesve

Dy persona janë vënë në prangat e policisë në Himarë, pasi kishin kultivuar kanabis në territorin e 2 lokaleve në afërsi të njëri-tjetrit, në plazhin e Krorëzës. Policia ka vënë në pranga 2 pronarë të këtyre lokaleve ndërsa është shpallur në kërkim pronari tjetër.

Burime bëjnë me dije se në sajë të operacionit ‘All in’ në Himarë, në pranga ra Argjend Nanaj e Ejkel Ismaili, në kërkim Kostandin Vogli. Gjatë këtij operacioni policia ka zbuluar dhe municion luftarak, ndërkohë që një pjesë e plazhit ishte zaptuar në mënyrë të kundraligjshme.

Latest articles

Related articles