Robin Krasniqi shpallet kampion, mposht boksierin francez në Prishtinë

Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi e ka fituar titullin WBC Silver në kategorinë e peshës gjysmë të rëndë.

Pas plot nëntë raundeve boks në stadiumin “Fadil Vokrri”, Krasniqi e mposhti boksierin francez Nadjib Mohammedi, shkruan KosovaPress.

Krasniqi e fitoi ndeshjen pasi gjyqtarët e diskualifikuan Mohammedin për shkak të gabimeve të njëpasnjëshme, edhe pse ai ishte duke avancuar me pikë.

Krasniqi pas ndeshjes së boksit që është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ka falënderuar tifozët për mbështetjen dhe shtoi se e realizoi ëndrrën e tij.

“Falënderoj të gjithëve që plot 18 vite më keni mbështetur, ëndrrën e realizova, premtimin e mbajta. Jam i juaji gjithmonë, besoj që edhe dy vjet do më shihni e do të qëndrojë i fort”, theksoi ai.

Latest articles

Related articles