Drejtoresha e një gjimnazi në Pogradec është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e nxënësve.
Valentina Meçe, 48-vjeçe, drejtoreshë në gjimnazin e e shkollës së mesme Çërravë, është pezulluar nga detyra si dhe i është caktuar masa “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, pasi dyshohet për falsifikim dokumentesh.



