Eksportet e kumbullës së zezë shënojnë rritje në Europë. Ka kërkesa të mëdha

Produkte tipike autoktone shqiptare vijojnë t’i shtohen gamës së eksporteve bujqësore, duke rritur vlerën në ekonominë e vendit dhe zgjeruar hartën e gjeografisë të vendeve ku tregtohen.

Krahas disa prej bimëve mjekësore, boronicës, gështenjës së Tropojës, vajit të ullirit, mollës së Korçës etj., është dhe kumbulla e zezë e Veriut, që konsiderohet si një ndër thesaret e Shqipërisë, për vetë kërkesën e lartë që ka tregu europian për këtë frut.

Eksportet e kumbullës së zezë shënojnë shifrat e disa dhjetëra tonëve, me destinacion kryesor vendet nordike, që përbëjnë edhe tregje me fuqi të lartë blerëse.

Kumbulla e zezë rritet kryesisht në zonën verore të vendit dhe njihet për cilësinë dhe shijen e mirë. Falë mbështetjes, sipërfaqet e mbjella me kumbullën e zezë po zgjerohen gjithnjë e më shumë. Kjo si rrjedhojë e kërkesës së lartë nga tregjet europiane.

Kultivimi i kumbulles së zezë është burimi kryesor i të ardhurave për më shumë se 140 prodhues të vegjël dhe të mesëm dhe 600 deri në 1000 punëtorë të përkohshëm, që angazhohen gjatë stinës së vjeljes së kumbullave.

Latest articles

Related articles