PLL, Axhami: Sot 80-vjet nga Konferenca e Mukjes! E djathta tradicionale për Shqipërinë dhe shqiptarët

Nga Shpëtim Axhami, kreu i PLL

Marreveshja e Mukjes, lindi prej nacionalisteve dhe u varros nga Enver Hoxha, atij i interesonte me shume pushteti se ceshtja kombetare!

Jugosllaveve ju kallte daten lufta per Shqiperi Etnike!

Konferenca e Mukjes u mbajt prej 1-3 gusht 1943.

Pas shumë diskutimesh dhe leshimesh u nenshkrua e ashtequajtura Marreveshja e Mukjes ku sipas se ciles nder te tjera;

-U arrit marrëveshja për luftë të përbashkët dhe të menjëhershme kudër pushtuesit përkrah aleatëve të mëdhenj.

-U krijua Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë si një organ i përbashkët i drejtimit të luftës që përbëhej nga 6 përfaqësues nga secila palë nacionalist dhe komunist)

-Forma e regjimit do përcaktohej pas lufte nga vullneti i popullit, kjo duke pasur parasysh kthimin e formës se regjimit mbretëror, ate te para fillimit luftes.

Zbatimi i kësaj marrëveshje do të bënte që Shqipëria të ishte komplet ndryshe, pa komunizëm e bashkuar etnikisht dhe me një formë tjetër regjimi.
Kjo marrëveshje nuk ju interesonte vetëm Enver Hoxhës dhe PKJ.

Prishja e Marrëveshjes së Mukjes, prej komunisteve gatuar dhe dirigjuar kjo nga PKJ, mbetet një tradhëti kombëtare që ndryshoj për keq fatet e Shqipërisë.

Zbatimi i kesaj marrveshje do ngelej një nga ngjarjet më me vlera historike kombëtare në luftën ndaj pushtuesve.

Prishja e kësaj marrëveshje ju interesonte vetëm Enver Hoxhës dhe jugosllavëve.

Komunizmit i vihej në pikpyetje pushteti i ardhshëm ndërsa sllavo-serbet do humbisnin tokat shqiptare të përfituara padrejtësisht qe nga Kongresi i Berlinit dhe Konferenca e Londres.

Pas prishjes se kesaj marreveshje Abaz Kupi, deri në këtë moment udhëheqës dhe kordinator kryesor mes të gjithë formacioneve ushtarake-politike, perfaqesues deri tani i KANC, do ta denonte kete tradheti dhe me vone ne Nentor te vitit 1943 do të krijonte formacionin politiko-ushtarak Organizatën Kombëtare Lëvizja e Legalitetit.

OKLL do te kthehej ne një faktor kryesor në luftë kunder pushtuesit krah aleateve perendimor, duke luftuar për një Shqipëri Etnike e për formën e regjimit Monarki Kushtetuese pas mbarimit të luftës.

Enver Hoxha per keto levizje tashme urdheron vrasjen e menjehershme te Abaz Kupit dhe shume nacionalisteve te tjere legalisto-ballist nenshkrues te kesaj marreveshje!

Pas prishjes se kesaj marreveshje, gjithashtu filloj genocidi vellavrasës komunist, dirigjuar ky prej PKJ i cili bëri që Shqipëria të bjerë nën regjimin diktatorial te tij dhe çeshtjet kombëtare të ngeleshin varur prej serbo-rusëve.

Prishja e marrëveshjeve për interesa pushteti por edhe nënshkrimi i tyre me ata që kurrë nuk e kanë dashur kombin tonë ka ngelur fatkeqsisht traditë hipokrite në vazhdimësi edhe sot, skemi pse habitemi…

“ATDHEU MBI TE GJITHA”🇦🇱

Latest articles

Related articles