Sefa për zgjedhjet në PD: Procesi normal, deri në orën 14:00, kanë qenë 11600 votues

Zgjedhjet brenda PD-së, kanë pasur debatet e tyre, megjithatë, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Indrit Sefa në një deklaratë për mediat është shprehur se procesi ka qenë i rregullt, ku tregon se edhe pjesëmarrja ka qenë brenda pritshmërisë.

Të paktën deri në orën 14:00, kanë qenë 11600 votues ka bërë me dije, Sefa, teksa pritet që në orët në vazhdim të zgjidhet ai i cili do të jetë në krye të Partisë Demokratike.

Sefa: Deri në orën 14:00 kanë qenë 11600 votues që përkon me 44% të anëtarëve të PD në atë moment. Procesi ka qenë normal, të rregullt e shumë të qytetëruar. U shprehim falënderimet.

Në bazë të vendimit të Kryesisë dhe të rregullores kemi përcaktuar edhe ata që se kanë emrin në listat e përgatitura. Këta anëtarë ia paraqisnin komisionin kartën e anëtarësisë dhe kalohet në një listë të posaçme.

Pjesëmarrja brenda pritshmërisë, duke pasur në konsideratë dhe periudhën në të cilën zhvillohen këto zgjedhje. Gjatë këtyre dy muajve anëtarët janë kontaktuar nga degët, janë marrë masat dhe demokratët i janë drejtuar sot qendrave të votimit.

Latest articles

Related articles