Pata mundësinë të marr pjesë në veprimtarinë përkujtimore me rastin e 82-vjetorit të tragjedisë së Çamërisë, një moment reflektimi dhe kujtese për një nga plagët më të mëdha të historisë sonë kombëtare.
Nderimi i viktimave, ruajtja e kujtesës historike dhe përcjellja e së vërtetës tek brezat e rinj janë detyrime morale që na përkasin të gjithëve.
Çështja çame mbetet mbi të gjitha një çështje e të drejtave të njeriut, e dinjitetit dhe e drejtësisë. Kujtesa nuk duhet të ushqejë ndasi, por të shërbejë si themel për pajtim të vërtetë, të bazuar në njohjen e së vërtetës dhe respektimin e të drejtave themelore.



