Lulzim Basha shpallet Kryetar i Partisë Demokratike

Në krye të PD-së është zgjedhur Lulzim Basha. Në një komunikim për mediat, Jemin Gjana deklaroi se Komisioni hartoi procesverbalin e rezultatit përfundimtar, dhe bazuar në të dhënat e votimeve në 71 degët e PD, rezultoi se kanë marrë pjesë në votime 1852 anëtarë të PD, në raport me listën e miratuar.

“Nga 1852 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, janë gjetur 1852 fletë votimi në kuti. Të pavlefshme kanë rezultuar 199. Komisioni Elektoral deklaron fitues të zgjedhje për kryetar z. Lulzim Basha”, tha më tej Gjana.

Latest articles

Related articles