Pse Gaz Bardhi ka frikë të publikojë emrat e “Këshillit…” ?

Gazment Bardhi dhe deputetët që e ndihmojnë haptas apo fshehtas, nuk kanë guxim të publikojnë listën e emrave të mbledhur në atë që e quajnë “mbledhje e Këshillit Kombëtar”.

Përveçse e paligjshme dhe informale, mbledhja në fjalë u zhvillua në errësirë të plotë që njerëzit të mos shikonin kush po mblidhet. Kjo është qesharake dhe pa paprecedent. Kjo është mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar, e cila nuk është publike për njerëzit.

Njëlloj si Sali Berisha me 11 dhjetor 2021 në stadium, nuk lejoi media, kamera e gazetarë që të mos verifikoheshin kush janë njerëzit.

Gaz Bardhi dhe çeta e deputetëve kanë kaluar në ilegalitet dhe zhvillojnë mbledhje në errësirë në bodrumun e kovaçhanes, si te filmi “I treti në bronx”.

Pse kanë turp ata njerë që thuhet se u mblodhën? Pse nuk duan tu publikohet emri e tu shihet fytyra?

Çfarë i pengon Gaz Bardhin dhe ata që e ndihmojnë haptas apo në fshehtësi, të na e bëjnë publike, kush ishin ata që u mblodhën?

I pengon frika e tyre, i pengon degjenerimi i sigurt nga e vërteta e poshtëtuese që ata fshehin.

Duan të fshehin se Sali Berisha ju dha me qera disa nga anëtarët e strukturave të tij, anëtarë të cilët sipas nenit 8 të rregullores së Këshillit Kombëtar, quhen të vetëpërjashtuar pasi nuk kanë marrë pjesë në tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar.

Ata ish anëtarë nuk duan tu publikohet emri e fytyra, pasi ata nuk janë me Partinë Demokratike. Ata i ka çuar Sali Berisha për të mbajtur gjallë sherr dhe kaos në PD, pra pjesëmarrja e tyre në bodrum, është thjesht qokë dhe nder, ata po bëjnë diçka sepse i intereson Sali Berishës.

Prandaj nuk publikohen emrat dhe fytyrat. Prandaj zhvillohet mbledhja e parë ilegale e Këshillit Kombëtar.

Gaz Bardhin me deputetët që e mbështesin haptas apo fshehtas, janë degjeneruar si çetë ilegale e Edi Ramës dhe Sali Berishës, dy personave që kanë interes për ta mbajtur PD-në jo-funksionale. Sepse këta dy persona, synojnë ta amortizojnë goditjen nga SPAK, duke luajtur me kartën se ska kush i zëvëndëson dhe ata mbeten negociatorët e vetëm në skenë.

Për ketë qëllim përdorin analistë, edicione lajmesh, biznesmenë financues, grupe kriminale si dhe çeta ilegale deputetësh.

Latest articles

Related articles