Basha: SPAK nuk duhet të ndalet, t’i shkojë deri në fund hetimit për dosjet e korrupsionit

Lulzim Basha ka vazhduar takimet me qytetarët e Malesine e Madhe në kuadër të fushatës për zgjedhjet për kreun e ri të PD më 29 korrik.

Basha ka ngritur akuza ndaj qeverisë Rama për çmime e larta dhe korrupsionin që kanë përfshirë vendin.

Gjithashtu ai thekson se rasti ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, si dhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkish e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo u larguan nga politika për lidhjet me krimin – janë dëshmi se Edi Rama ka ndërtuar një shtet të të korruptuarve.

Sipas Bashës, SPAK duhet t’i shkojë deri në fund të hetimeve për të gjithë dosjet e korrupsionit.

Latest articles

Related articles