Bardhi dhe Tabaku takim me eurodeputetët: Keqqeverisja e Edi Ramës ka tashmë tiparet e plota të kapjes së shtetit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku kanë zhvilluar një takim me disa deputetë të Parlamentit Europian që ndodhen në një vizitë në Tiranë.

Deputetët e PD kanë shprehur qëndrimin për nevojën që ka Shqipëria për reformën zgjedhore dhe luftën kundër korrupsionit. Sipas Bardhit keqqeverisja e Edi Ramës ka tashmë tiparet e plota të kapjes së shtetit, si forma më e lartë e korrupsionit. Kjo nuk po e lejon Shqipërinë të bëjë përpara, duke devijuar nga e vetmja rrugë e sigurt e së ardhmes, që është antarësimi në Bashkimin Europian.

Njoftimi i plotë:

Kënaqësi takimi me delegacionin e Parlamentit Europian, me të cilët sëbashku me kolegen Jorida Tabuku ndamë qëndrimin tonë për nevojën imediate që ka Shqipëria për një reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse; forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe respektimin e shtetit ligjor.

Keqqeverisja e Edi Ramës ka tashmë tiparet e plota të kapjes së shtetit, si forma më e lartë e korrupsionit. Kjo nuk po e lejon Shqipërinë të bëjë përpara, duke devijuar nga e vetmja rrugë e sigurt e së ardhmes, që është antarësimi në Bashkimin Europian.

Latest articles

Related articles