Basha dhe PD qindra denoncime për mafia e Inceneratorëve

Koncesioni i inceneratorëve ka qenë një nga më të përfolurit, më të diskutuarit dhe më të akuzuarit drejtuar qeverisë Rama. Bëhet fjalë për 430 milionë euro, për tre inceneratorë në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Pas disa kohësh që mediat filluan të flisnin për këtë skandal, ishte PD që publikoi dosjen nga ana e saj me denoncime për gati 1 muaj, me fakte dhe prova të padiskutueshme.

Lulzim Basha e mbajti këtë betejë për 6 vite me radhe në titujt kryesor të mediave dhe raporteve ndërkombëtare. Ai është sulmuar rëndë nga media të financuar nga inceneratorët vetëm sepse fliste në konferenca për shtyp kur të gjithë heshtin për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Komisioni Parlamentar i PD për Inceneratorët nxorri në pah jo vetëm përfshirjen e kupolës së PS në aferë, por edhe një aleancë me deputetët e grupimit të Berishës, si Këlliçi, Bylykbashi, Vokshi, Spaho e të tjerë që nuk votuan raportin, por bashkuan votat me Edi Ramën dhe Arben Ahmetaj.

Ja video:

 

 

Latest articles

Related articles