Rama: Po vuajmë për mjekë, studentët në proces studimi që duan të ikin do paguajnë shtesë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajonin e Ballkanit. Për këtë arsye, sipas tij projektligji i ri që parashikon qëndrimin e detyruar të mjekëve të rinj për 5 vite pas përfundimit të studimeve synon që të rritë numrin e mjekëvë në vend.

Në një bashkëbisedim në podcasting e tij me mjekun e njohur shqiptar Gentian Toshkëzi (i shpallur mjekur më i mirë në Amerikë), Rama tha se Shqipëria ka nevojë për burime të tilla njerëzore për të përmirësuar shërbimin shëndetësor.

“Fatmirësisht ne ende ne nuk po e vuajmë, në sensin që kemi ende një sistem të balancuar edhe pse në raport me të shkuarën ne nuk kemi humbje të mjekëve, pra nuk kemi vende bosh që nuk ka mjekë, ende, por në raport me rajonin ne kemi numrin më të ulët të mjekëve për banorë, që duhet ta rrisim dhe që të mos flasim pastaj për Europën, që do të thotë që ne na duhet maksimizimi i këtyre kapaciteteve, ndërsa duke qenë se kjo “luftë’’ që është tamam ajo “njeriu ujk për njeriun’’ në këtë rast, na ka përfshirë pa dashje dhe ne nuk kemi bërë asgjë tjetër përveçse bëjmë atë që na takon, që të ruajmë sa më shumë burime njerëzore…”, është shprehur Rama.

Duke shpjeguar pjesën e projektligjit që parashikon qëndrimin për 5 vite pas përfundimit të studimeve dhe më pas kanë të drejtën të largohen nga vendi, Rama tha se ata që janë në proces studimi aktualisht, nëse vendosin të lënë Shqipërinë atëherë do të duhet të paguajnë një tarifë shtesë.

“Ndërsa për ata të cilët janë në proces, ne kemi vendosur dy zgjedhje: pra, ne nuk mund t’i ndalojmë, që kur mbarojnë universitetin këta që janë në vit të 2-të, 3-të, të 4-ët, të 5-të, aty nuk mund t’i ndalojmë kur mbarojnë universitetin të shkojnë jashtë, por ama nëse ata nuk janë të gatshëm që të pranojnë që të qëndrojnë këtu, duhet të paguajnë një tjetër tarifë.

Pra, shteti do të vazhdojë të mbështesë të gjithë. Patjetër me kushtin që këtu të kalojnë një periudhë kohe dhe sigurisht ata nuk e kanë 5 vjet, e kanë të përshkallëzuar. Ata që janë në vit të fundit e kanë më pak, pastaj pak më shumë dhe pastaj vjen 5-vjetëshi tek viti i parë mos gabohem”, tha Rama.

Latest articles

Related articles