I Dhjerë dhe Krenar! Lexim për fjalën e Ramës drejtuar mëhallës

Arben Ahmetaj, pishmanit nr. 2 të Edi Ramës, i hoqën imunitetin por jo mandatin. Ahmetaj gezon gjithë benefitet e deputetit të PS dhe të pasaportës diplomatike.

Përveç këtyre, i duhet shtuar edhe një akuzë për dëshmi të rreme nën betim para komisionit hetimor të Kuvendit.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama në fjalimin para mëhallës, siç thotë edhe batuta e famshme e filmit: “s’pranoi gjë” për Ben Hajdutin, madje as në asnjë frame të filmit që regjistroi live nga zyra e tij, nuk u shfaq në petkun e një politikani nën akuzë.

Ngatërroi rrugën për të mbushur xhepat, tha ai

Edhe pse kemi regjistruar një numër të madh zyrtarësh të krahut të pushtetit 10 vjeçar që është në paraburgim apo akuzë zyrtare nga SPAK.

Ashtu siç edhe pritej, Edi Rama, e ka marrë edhe këtë goditje të SPAK ndaj një zyrtari të partisë së tij, si një meritë e partisë që drejton- Partisë Socialiste.

“Kam rrezikuar edhe të bie nga pushteti, por nuk jam tërhequr nga reforma që do të ngrinte një drejtësi të re”, tha Rama.

Qeveria e burgut po shtohet me anëtarë të tjerë, por kryeministri Krenar dhe Dhjerë.

Latest articles

Related articles