Aleanca e pashenjtë Doktor-Tigër

Aleanca e pashenjtë Doktor-Tiger po përpiqet ta shesë arrestimin për Ahmetaj dhe hetimet e thelluara për inceneratorët si një vendim të Edi Rames. Dmth po thonë që SPAK e komandon Edi Rama.

1. Çuditërisht kur u pyet Arben Ahmetaj në komision hetimor parlamentar asnjë nga anetaret e Aleancës nuk e kishin këtë frikë por deklaruan se Ahmetaj ska asnjë përgjegjësi. Madje dhe kur Komisioni “Tabaku” i provoi përgjegjësitë e mbushën miletin me rrena.

2. Tani që rrenat dolen, halli i Aleancës se pashenjtë Doktor-Tigër është të njollosë SPAK. Kjo, ngaqe ka një farë empatie për Tigrin nga klani Doktorit. Por, mbi të gjitha, sepse dihet që SPAK e komandon SHBA dhe dihet që SHBA ka kërkuar hetimin e Doktorit (Sali Berisha, familjarisht Non Grata).

3. Duke sulmuar SPAK si të kapur nga Edi Rama, megjithëse dihet që ER deshironte jo Altin Dumanin në krye të SPAK, atëherë për rrjedhojë çdo veprim i SPAK (lexo SHBA) ndaj Doktorit të Demokracisë do të lexohet nga vullnetarët e verbër si sulm i Ramës ndaj familjes Berisha.

Latest articles

Related articles