Përmbysja epokale që po prodhon Reforma në Drejtësi

Nga Red Varaku

“Bllokmenët e rinj” të këtyre 33 viteve tranzicion do kenë fatin politik të bllokmenëve komunistë pas 1990.

Kjo sepse njëjtë si dikur bllokmenët e regjimit edhe ata kanë marrë peng fatin dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe janë bërë pengesë për zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij në BE duke e mbajtur Shqipërinë peng të interesave të tyre personale.

(Të mos harrojmë që bllokimi i integrimit të Shqipërisë është interes parësor i Rusisë dhe integrimi i saj në BE është interes parësor i Sigurisë Kombëtare për SHBA).

Nuk ka dyshim që ashtu si pas viteve 1990, qytetarët do të kenë shumë rezerva për ndëshkimin e tyre, në fakt siç pati shumë rezerva për dënimin e bllokmenëve të regjimit për të cilët ende thuhet se u dënuan “vetëm për kafe “ dhe kjo me shumë të drejtë.

Por, në kuptimin politik një gjë është e sigurtë: ashtu si bllokmenët e regjimit edhe bllokmenët e rinj do të zhduken perfundimisht nga skena politike.

Ashtu siç u zhdukën nga skena politike pas viteve 1990 të gjithë ata që kishin qenë shtyllat që mbajtën në këmbë regjimin më të egër komunist të Lindjes.

E vërteta është që eliminimi politik i tyre është edhe kryearsyeja që qëndron pas idesë që inicioi projektin e reformës në drejtësi, që jo rastësisht lindi në 2014, por është edhe kryeobjektivi i Urdhërit Egzekutiv të Presidentit Biden.

Jo rastësisht menjëherë pas ardhjes së socialistëve në pushtet dhe menjëherë pas materializimit të paktit të zi të 2013, pakt që tentoi asgjësimin faktik të demokracisë përmes një rrotacioni politik të kontrolluar nga tre persona.

Kjo reformë është konceptuar që të eliminojë korrupsionin që ndryshe është quajtur dhe “ komunizmi i ri”, duke krijuar kështu kushtet politike për një ndryshim epokal të Shqipërisë, shumë herë më të madh se ai i 1990.

Ndryshim që synon rikthimin e demokracisë, përmes eliminimit të “bllokmenëve të rij” dhe metastazave të tyre, duke krijuar kështu kushte për një brez të ri në politikë, drejtësi, ekonomi e deri edhe në media.

Kjo sepse përmes këtij ndryshimi populli shqiptar do të bëjë të mundur realizimin e ëndrrës së tij shekullore, bashkimin me popujt e tjerë europianë në ujërat e paqta të Bashkimit Europian.

Latest articles

Related articles