Ish- kryeministri britanik, Boris Johnson bëhet baba i 8të fëmijëve

Ish- kryeministri britanik, Boris Johnson dhe bashkëshortja e tij, Carrie kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, një djalë të quajtur Frank, shkruan “The Sun”.

Çifti njoftoi se 33-vjeçarja ishte përsëri shtatzënë në maj, me një foto të adhurueshme në Instagram të Carrie, së bashku me dy fëmijët e tyre të tjerë.

“Mirë se erdhe në botë Frank Alfred Odysseus Johnson, i lindur më 5 korrik në orën 9:15 të mëngjesit”, shkroi Carrie në Instagram.

“Ndihem e lumtur kur shoh dy fëmijët e mi më të mëdhenj që përqafojnë vëllain e tyre të sapolindur me kaq gëzim dhe emocion, kjo është gjëja më e mrekullueshme”, tha ajo.

Çifti, i cili u martua në korrik të vitit 2021, tashmë kanë edhe dy femijë më të mëdhenj, një djalë 3 vjeç dhe një vajzë 1 vjeç.

Rosemary Iris Charlotte ose Romy, u lind më 9 dhjetor 2021 dhe mban emrin e tezes së Carrie, Rosemary dhe nënës së ndjerë të Boris.

Djali i tyre, Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, u lind në prill 2020, vetëm disa javë pasi kryeministri i atëhershëm ishte nën kujdesin intensiv për shkak të Covid-19.

Boris, 59 vjeç, tashmë ka disa fëmijë me gra të ndryshme.

Lindja e fëmijës së tij të tretë me Carrie e çon numrin total të fëmijëve te tij në tetë dhe ka 27 vite diference midis vajzës së tij më të madhe, Lara dhe më të vogël, Romy.

Boris dha dorëheqjen si kryeministër në korrik të vitit 2022.

Latest articles

Related articles