Basha: SPAK nuk duhet të ndalet te Ahmetaj, promotori i korrupsionit është Rama!

Lulzim Basha ka reaguar pas kërkesës së SPAK të depozituar ditën e sotme në Kuvend ku kërkohet arrestimi i ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Ai shprehet se kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj duhet përshëndetur por nuk mund të ndalet me kaq. Për të, Promotori dhe mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama. Në fund e mbyll me mesazhin se askush nuk mund të jetë mbi ligjin!

Ai ka trumbetuar sërish se sot është më jetik se kurrë vetingu i politikanëve, verifikimi i pasurive dhe lidhjeve të tyre me krimin që mbajnë peng Shqipërinë, dhe godasin sigurinë dhe mirëqenien e familjve shqiptare.

REAGIMI:

Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste. Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, pas një beteje të gjatë të Partisë Demokratike për aferën e inceneratorëve, duhet përshëndetur por nuk mund të ndalet me kaq. Promotori dhe mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama. Drejtësia duhet të shkoj deri në fund, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Sot është më jetik se kurrë vetingu i politikanëve, verifikimi i pasurive dhe lidhjeve të tyre me krimin që mbajnë peng Shqipërinë, dhe godasin sigurinë dhe mirëqenien e familjve shqiptare.

Latest articles

Related articles